Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe pse në deklarimet e pasurisë paraqitet si i “varfër”, po vazhdon të mbajë afër vetes konsulencë ndërkombëtare që kushton shumë shtrenjt dhe nuk dihet se nga çfarë fondesh e paguan pasi as Lëvizja Vetëvendosje si parti nuk ka paraqitur ndonjë raport financiar që tregon burimin dhe formën e financimit të konsulentëve të huaj.

 

Ish-kryeministri po vazhdon të këshillohet nga amerikani me prejardhje kineze, Tienmu Ma, të cilin e ka angazhuar që nga viti 2014.

Ai po vazhdon të qëndroj në Kosovë ilegalisht dhe para 5 ditëve është parë afër Kurtit në një postim që vet Kurti ka bërë në Facebook.

Këshilltari i Albin Kurtit sapo kreu i Vetëvendosjes ka ardhur në pushtet u punësua në Qeveri dhe kishte aplikuar për leje qëndrimi në Kosovë pa dhënë kurrëfarë të dhënash të besueshme për shtetin e Kosovës, duke mos dëshmuar as të hyrat, as adresën e banimit dhe punët që bënë në Kosovë.

Për shkak të mos paraqitjes së dëshmive bindëse, komisioni qeveritar ia kishte refuzuar leje qëndrimin konsulentit të Kurtit ndërsa seanca e shkallës së dytë për këtë çështje, sipas burimeve të Indeksonline mbahet këtë të mërkure (nesër ora 13:00).

Sipas të njëjtave burime,  njeriu i afërt i Albin Kurtit nuk ka paraqitur asnjë dokument valid që dëshmon të ardhurat e tij dhe kriteret tjera të nevojshme për ta marrë leje qëndrimin në Kosovë.

Periskopi posedon dokumentet zyrtare të refuzimit të leje qëndrimit për konsulentin e Kurtit.

Muaj më parë kur këshilltari i Kurtit, Tienmu Ma, kishte aplikuar për leje qëndrimi, në media është raportuar se Albin Kurti kishte bërë presion si kryeministër tek drejtuesit e Divizionit për të Huaj në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Tienmu Ma, si këshilltar i kryeministrit Albin Kurtit ka pasur qasje të plotë në të gjitha dokumentet shtetërore të zyrës së kryeministrit të Kosovës  duke përfshirë edhe dokumentet e klasifikuar.

Komisioni që do ta trajtojë të mërkurën lëndën e këshilltarit të Albin Kurtit sipas burimeve të sigurta të Periskopit, përbëhet nga këta zyrtarë të Qeverisë LDK-AAK:

Agron gashi – Zyra e Kryeministrit, kryesues i komisionit,

Arben Kqira – Ministria e Brendshme,

Bashkim Shala – Ministria e Arsimit,

Leutrim zabelaj – Ministria e Punës.

Kush është Tienmu Ma:

Në raportimin e vitit të kaluar në komisionin Ad Hoc të Kuvendit të Kosovës për dëbimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova, presidenti Hashim Thaçi, kishte refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të Komisionit Hetimor Parlamentar, pasi thoshte se i druhet ekspertit të huaj ligjor të angazhuar nga Komisioni.

Thaçi aludonte në ekspertin ligjor, amerikani Tienmu Ma, i cili aso kohe ishte këshilltar i Lëvizjes Vetëvendosje. Pati thënë se Tienmu Ma është i afërt me Sami Kurteshin, aso kohe anëtarin e Komisionit Hetimor për “Gylenistët”.

 

SHPËRNDAJE