Albin Kurti dhe Visar Ymeri nga Lëvizja VETËVENDOSJE! janë takuar mbrëmë me zyrtarin e lartë të Departmentit të Shtetit të ShBA-së Thomas Countryman, si dhe me Ambasadorin amerikan në Kosovë Christopher Dell.
KOMUNIKATË

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, por edhe rreth Kosovës, me përqendrim të veçantë në negociatat e reja që po përgatiten të ndodhin mes Kosovës dhe Serbisë. Qëllimi i takimit ishte më shumë informues, ku secila palë i shfaqi pikëpamjet dhe bindjet e veta për problemet politike që i ka Kosova dhe zgjidhjet për to. Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! u treguan zyrtarëve amerikanë për qëndrimet e programin e VETËVENDOSJE-s, si dhe për arsyet pse i konsiderojmë negociatat me Serbinë të padrejta, asimetrike dhe të rrezikshme për Kosovën.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Prishtinë, 12 shkurt 2011