imagesDeputetja e LDK-së, Alma Lama ka përsëritur edhe një herë se ka marrë pjesë në seancën e 26 shkurtit kur është zgjedhur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, por që vota e saj ka qenë kundër.

E pyetur disa herë pse nuk ka bojkotuar seancës e asaj dite, Lama tha se prej saj as nuk është varur kuorumi për president por as që vota e saj kundër nuk kishte ndikuar asgjë që ish shefi i PDK të zgjedhet president i vendit.

E bindur ka thënë në INFO BOX të RTVD Dukagjini se ishin deputetet e Listës Serbe ata që bënë Thaçin president.

Ka treguar se si deputetja e LDK Doruntinë Maloku në prezencë të komisionit votën e saj e ka mbushur me një iks të madh duke e bërë atë të pavlefshme.

Lama ka akuzuar rëndë edhe deputet e opozitës sipas së cilës ata nuk ishin shumë aktiv për të pamundësuar zgjedhjen e Thaçit si kryetar i shtetit, duke treguar për herë të parë se në rast se opozita do të kishte kundër kandidat, vota e saj do të ishte pro kandidatit të opozitës.

Kjo deputete e LDK tha se nuk ishte në gjendje që e vetme të mos qëndronte ne sallë duke mos dashur të marr përgjegjësi që vendin ta qoj në zgjedhje të parakohshme, me arsyetimin se situata politike nuk është e mirë dhe se në rast të zgjedhjeve tensioneve mes partive politike do të rriteshin edhe më shumë.

Se a ka humbur apo fituar LDK me zgjedhjen e Thaçit president, ajo ka thënë nuk e di dhe se për këtë duhen analiza të shumta.

LDK sipas saj është dëmtuar qysh me lidhjen e koalicionit qeverisës më PDK. /

SHPËRNDAJE