Ambasadori amerikan, Kyle Scott së bashku me kryetarin e komunës së Bujanocit dhe ai Preshevës Shaip Kamberi dhe Shqipërim Arifi
Preshevë, 8 shkurt -Zhvillimet e fundit në Kosovë ka bërë që ditëve të fundit shumë qeveritarë serbë, misionet botërore në Beograd dhe ndërkombëtarë të intensifikojnë aktivitet e tyre përmes takimeve qoftë në Preshevë apo Beograd.
Ambasadori amerikan merr mendimin e Preshevës për kembimin e territoreve Kosovë-Serbi
Kështu sot në Beograd kryetari i komunës së Bujanocit dhe ai Preshevës Shaip Kamberi dhe Shqipërim Arifi kanë takuar ambasadorin amerikan Kyle Scott.
Ata kanë biseduar për situatën politike dhe ekonomike në rajon, mjedis i cili konsiderohet më i varfër në Serbi dhe rajon me një papunësi të madhe që ka provokuar largimin shumë shqiptarëve, kryesisht të rinjve nga trojet e tyre entike, transmeton “Presheva jonë”.
Gjithashtu, ndër të tjera biseduan edhe rreth letrës së kongresmenit amerikan, Dana Rohrabacher, kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme në Evropë dërguar Presidentit Nikolic për shkëmbim territoresh në mes Serbisë dhe Kosovës, çka ambasadori amerikan ka dëgjuar mendimet e kryetarëve nga Lugina.