“ Diasporës shqiptare, në Zvicër e gjetiu sot nuk i mungon pëvoja e punës e as e biznesit si dhe njohuritë e duhura kulturore dhe gjuhësore për të kontribuar, investuar në mënyrë efikase në Kosovë, ka deklaruar ambasadorja e Zvicrës në Kosovë znj. Krystyna Marty Lang në intervistën dhënë sot agjencisë informative kombëtare „Presheva Jonë“. Duke folur për shkriomet e agjencisë „Presheva jonë“ dhe vlerësimin, propoziin e saj për personalitetin e ish-presidentes Calmy-Rey, ambasadorja zvicerane në Prishtinë ka deklaruar në vazhdim se „Zonja Calmy-Rey, gjatë funksionit të saj të mëparshme ishte shumë fort e angazhuar në Kosovë dhe ishte ndër të parët që përkrahte një Kosovë të pavarur. Dhe pa dyshim, një vend me emrin e saj, do të jetë një nder për të dhe për Zvicrën, aq më tepër kur dihet se ajo ishte dy herë Presidente e Konfederatës…”
Prishtinë, 7 qershor
Ambasadorja e konfederatës zvicerne znj. Krystyna Marty Lang në një intervistë ekskluzive akorduar sot agjencisë informative kombëtare „Presheva jonë“ veq situatës aktuale në Kosovë, imazhin e shqiptarëve në Zvicër…ajo flet edhe për rolin dhe angazhimin popullit dhe shteti tzviceran në Kosovën e pasluftës. Njëkohësisht ambasadorja Krystyna Marty Lang në këtë bisedë të parën për një medium shqiptarë, pas emërimit të saj si ambasadore në Prishtinë, flet për misionin e trupave Swisscoy si dhe cështjen e pensionistve, sigurimeve invaliodre. Zonja Marty Lang gjatë kësaj interviste, po ashtu ajo flet edhe mbi përshtypjet e saja në mesin e qytetarëve kosovarë si dhe për agjencinë informative „Presheva Jonë“, propozimin dhe mirnjohjen nga agjenecia jonë për ish-presidenten Michelinë Calmy-Rey.
QYTETARËT E KOSOVËS SI NË VEND ASHUT EDHE NË ZVICËR E DIASPORË KËRKOJNË FUNKSIONIMIN E SHTETIT JURIDIK DHE PA KORRUPCION
Presheva Jonë: Znj. Ambasadore fillimisht ju falemndrojmë rreth bisedës për agjencinë tonë. Meqë jeni ambasador e re në Repulikën e Kosovës, fillimisht mund të na thoni cfarë don të thotë jesh ambasadore në Kosovë dhe cilat janë kontaktet e juaja të para me shqipatrët ?
KRYSTYNA M. LANG: Siq e dini unë jam në këtë pozitë nga vjeshta e vitit të kaluar si ambasadore e Zvicrës në Kosovë dhe këtu ne mësojnë gjëra të reja dhe shumë interesante për çdo ditë. Unë jam mirënjohës që unë më eshtë dhënë rasti të punojë në një kontekst tillë plotë ngjarje dhe zhvillime të ndryshme emocionuese.
Presheva Jonë: po cfarë janë përshtypjet nga konktatet dhe bsiedat e para me kosovarët tash si ambasadore. Dhe cfarë pritni nga ta ?
KRYSTYNA M. LANG: Kontakti im i parë me kosovarët ishte në një zonë kufitare në kufirin Shqipëri-Kosovë. Unë kam qenë i impresionuar me trajtimin dhe mikrpitjen e duhur dhe efikase . Kjo përshtypje pozitive me kujtohet edhe sot e kësaj dite. Jam optimiste dhe shpresoj se kosovarët do të vazhdojnë rrugën e angazhimeve të tyre në procesin e zhvillimit dhe ndërtimit të mëtejshëm të vendit të tyre dhe në mënyrë aktive të miratojë reformat e nevojshme.
Presheva Jonë: Zvicra, sikur para lufte, sidomos tash pas ka shtrirë aktivitetine saj në Kosovë nga ato humanitare deri tek ato ushtarale me tripat e saj të Swisscoy-it. Jeni të kenaqur me rolin dhe Zvxcrës, misonin e swisscoy-it në në Kosovë dhe deri kur do të qëndrojnë aot në vend ?
KRYSTYNA M. LANG: Ekipi zviceran përmbush aktivitetin e saj në kuader të KFOR-it me mison të qartë për vënien e paqes dhe sigurinë me shërbime të shkëlqyera për gjithë qytetarët e Kosovës. Në pranverë të vitit 2011, Parlamenti zviceran, mandatin e misionit të trupave të Swisscoy-it e ka prolonguar deri në fund të 2014.
Presheva Jonë: Ju si amabsdadorwe, përfaqësues e një sheti demoakrtika dhe tolerant që meret shembull në botë, cfarë mund të presin kosavarët nga ju dhe nga shteti të cilin e përfaqësoni ?
CKRYSTYNA M. LANG: Puna ime si përfaqësuese e Zvicrës është që të përfaqësojë interesat e Zvicrës. Këto përfshinë veçanërisht përpjekjet tona për Kosovën në përpjekjet e saj në sferën ekonomike, në çështjet e sigurisë dhe ndërtimit të paqes, por edhe për të mbështetur në aspektin e qeverisjes së mirë dhe të sundimit të ligjit dmth funksionimit të shtetit juridik.
Presheva Jonë: znj.Ambasadore cili është opinioni juaj mbi rolin, imazhin e diasporës, sidomos asaj kosovare në Zvicër, ku bëhet fjlaë për mbi 200 mijë në vendin e juaj ?
KRYSTYNA M. LANG: Diaspora kosovare në Zvicër ka një rol të madh në zhvillimin e atdheut të tyre. Asaj nuk i mungojnë pëvoja e punës e as e biznesit si dhe njohuritë e duhura kulturore dhe gjuhësore për të kontribuar në mënyrë efikase për investuar në Kosovë. Por, për të pasur sukses, sikur gjitha vendet tjera edhe Kosova pasdyshim ka nevojë për invesitirët e jashtëm, sikur nga ana e mërgimtarëve ashtu edhe të tjerët. Por të përfituar nga këto ivensitme nga diapsora nga Zvicra, Kosova duhet të krijoj kushtet, don të thotë të përgatis terreni me një stabilitet ekonomik dhe siguri të nevojshëm ligjore, një shtet me ligje efikase dhe funksionale, me një mjedis pa korrupcion.
Presheva Jonë: Nga 1 prilli i vitit 2010 autoritet zvcieane kanë suspenduar derdhen e mjeteve për ndihma sociale (AVS dhe AI) për beneficuesit që jetojnë në Kosovë. Jmei optimiste se pom punohet dhe do t¨èe zgjidhet ky problem mes Bernës dhe Prishtnës ?
KRYSTYNA M. LANG: Pyetja juaj kërkon një shtesë të vogël të rëndësishme: Që në prill të vitit të parë 2010, nuk ka asgjë të re mbi pagesat e sigurimeve sociale dhe pensionet e peronave me aftësisë të kufizuara në Kosovë. Personat e kualifikuar mundet megjithatë munden t’i marrin kontributet e tyre, të AVS dhe ata të shytllës së 2-të, mund të paguhen, kur ata të largohen nga Zvicra. Para prillit 2010 pensionet ekzistuese do të vazhdojë të paguhet benificuesve të privilegjuar në Kosovë.
SHKRIME TE AGJENCISË “PRESHEVA JONË” CITOHEN DCHE BOTOHEN NGA MEDIAT MË TË NJOHURA NË ZVICËR
Presheva Jonë: Siq jeni në dijeni zyra e agjencisë informative kombëtare „Presheva Jonë“ në Pallatin e OKB-së Gjenevë vitin e kaluar e kishte ish-presidentes zvicerane znj.Michelinë Clamy-Rey e kuishte shpallur „personalitet të vitit“ me qëllim të rrespektvimit dhe vlerësimit të rolit dhe angazhimit të saj në Kosovë, për cka agjecia edhe kishte propozuar që emrin e saj ta barte ndonjë rrugë apo shesh dikund në Kosovë. Cfarë don të thotë kjo znj.amabsadore për ju dhe shtetin zviceran ?
KRYSTYNA M. LANG: Agjencia “Presheva Jonë” është e njohur për mua përmes artikujve të botuara në mediat dhe gazetat më të mëdha zvicerane. Zonja Calmy-Rey, gjatë funksionit të saj të mëparshëm ishte shumë fort e angazhuar në Kosovë dhe ishte ndër të parët që përkrahte një Kosovë të pavarur. Dhe pa dyshim, një vend me emrin e saj, do të jetë një nder për të dhe për Zvicrën, aq më tepër kur dihet se ajo ishte dy herë Presidente e Konfederatës.