Një mesazh i fortë i është dërguar Francës  nga Anonymous Albania ku i kërkojnë lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe nëse ndodh e kundërta ky shtet do e paguaj.

 

Me anë të një video, ata deklarojnë se janë shumë të zhgënjyer nga vendimi i autoriteteve franceze sa i takon arrestimit të Haradinajt, dhe se këto provokime mes Kosovës dhe BE do të nxisin luftën në Ballkan.

“Drejtuar qeverisë franceze. Ne jemi Anonymous Albania. Jemi shumë të zhgënyer nga qëndrimi juaj në lidhje me arrestimin e Zotit Ramush Haradinaj, një nga heronjtë tanë.

 

Ai ka kontribuar në çlirimin e Kosovës në 1998-ën. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë. Ju po prishni dialogun mes Kosovës dhe BE. Provokimet tuaja do të nxisin luftën në Ballkan.

 

Ndaj mos luani me ne. Ju nuk duhet ta ekstradoni Haradinajn në Beograd, pasi do të jeni në luftë me ne dhe shqiptarët. Mos e harroni, lironi Zotin Haradinajn, ose do ta paguani këtë. Ne jemi Anonymous Albania. Ne nuk falim, ne nuk harrojmë. Na prisni!

 

SHPËRNDAJE