Qyteti i bukur i Prizrenit, për të cilin dorën në zemër, nuk mund të themi se vazhdon të jetë po aq i bukur pas qeverisjes së profesor Mytaher Haskukës, gjithnjë sipas qytetarëve atje të cilët thonë se përveq shëmtimit të qytetit me disa projekte palidhje dhe pa shije, ata thonë se shumica e projekteve që ka provuar me i implementu Haskuka, jo që nuk kanë pasur shije, por as funksionalitet, cka nuk ka ndikuar në të mirë as për jetën e qytetarëve.
Megjithëkëtë, mesa duket Prizreni ka shpresë, pritjet janë që qytetarët e “kryeqytetit” të shqiptarisë kanë arsye që me padurim të presin ditën e 17 tetorit, ku ne listën e zgjedhjeve e kanë ushtarakun Anton Quni, një njeri i ndershëm mbi të gjitha, por edhe puntor e i vendosur në ato që beson.
z. Quni ka vendosur që pas shumë viteve aktivitet politik në Prishtinë, duke dhënë kontribut të cmuar si në tempullin e demokracisë në vend si deputet, poashtu edhe në ekzekutiv si ministër i mbrojtjes, ku në vazhdimsi ka shpërfaqë vlerat e tij së pari njerëzore, e pastaj edhe profesionale, e kujtoni rastin e pranim-dorëzimit të detyrës me ministrin aktual të mbrojtjes, ku ishte pa dyshim shembull se si prioritet duhet të jetë shteti e jo inatet e mllefet.
Komandant Quni ka vendosur të kthehet në “shtab”, ka vendosur që përfundimisht t’i kthehet vendlindjes duke premtuar angazhim maksimal në përmirësimin e jetës së qytetarëve, në atë masë sa e lejon dora e pushtetit lokal, në infrastrukturë por edhe në shtrirjen e besimit në drejtësi e meritokraci për të gjithë prizrenasit, pavarësisht a jeton ai afër “Shadërvanit”, apo diku në fshatin më të largët të Prizrenit.
Antoni po kthehet, qytetarët janë të lumtur dhe të vendosur, e duan një dorë të fortë që sjellë drejtësi në qytet, ata po e presin datën 17 në mënyrë që duke rrespektuar rekomandimet e IKSHPK të shkojnë tek kuatia e votimit dhe ta “emrojnë” kryetarin e tyre, edhe komandanti është gati për betejën e re, ju priftë e mbara.