Mbi 70 personalitete zvicerane nga politika, ekonomia dhe kultura kanë apeluar të shtunën, që në Zvicër të strehohen menjëherë 50.000 refugjatë. Shkrimi i tyre është botuar në “Tribune de Genève”, njofton botasot.info.
Mes nënshkruesve janë edhe këshilltari e politikani Antonio Hodgers (Grüne/GE), shkrimtarët e njohur Adolf Muschg dhe Pedro Lenz, historiani Jakob Tanner si dhe sociologu dhe ish anëtari i partisë SP, Jean Ziegler.
Apeli ka ardhur pasi disa zviceranë perëndimorë kanë vizituar kufirin serbo-kroat, ku pas mbylljes për refugjatët, është kthyer në katastrofë humanitare. Ata kërkojnë sensibilizim më të madh nga BE për refugjatët.