Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, pas disa ditëve që u dha leje qindra mjekëve e infermierëve nga Serbia të vijnë e të menaxhojnë shëndetësinë në komunat me shumicë serbe në Kosovë, sot edhe zyrtarisht ka zhvilluar bisedime me homologun e tij në Serbi për të bashkërenduar punët për luftën kundër Covid-19.

Edhe pse vet Vitia nuk ka njoftuar ende për zhvillimin e një videolifhje bashkëbisedimi me ministrin e Shëndetësisë në Serbi, këtë e ka konfirmuar përmes rrjetit social Twitter, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlandon.

Diplomati Italian tha se bashk me KFOR-in e kanë ndërmjetësuar video lidhjen mes ministrit Arben Vitia dhe ministrit serb të Shëndetësisë të cilët ai tha se po bashkëpunojnë ngushtë.

Por derisa ministri Arben Vitia po bashkëpunon ngushtë me Serbinë në këtë kohë pandemie, në anën tjetër ai nuk ka zhvilluar asnjë kontakt publik me ministrin e Shëndetësisë të Shqipërisë apo me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

SHPËRNDAJE