Armando Duka, mund të rikthehet të ushtrojë detyrën e tij si president i FSHF. Gjykata e Tiranës ka hequr masën e sigurisë të pezullimit nga detyra, duke vendosur që ai të hetohet pa asnjë masë sigurie.

Gjithashtu me Dukën, masa e pezullimit nga detyra u hoq edhe për sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku dhe tashmë të dy zyrtaret e lartë të Fshf mund të rikthehen plotësiesht në funksionet e tyre.

Kujtojmë që masa e sigurië pezullim nga detyra u vu me kërkesë të prokurorisë me akuzën e shperdorimit të detyres dhe falsifikim dokumentash.

Ishte ndërhyrja politika dhe konkretisht nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ajo që tensionoi situatën në futbollin shqiptar sa dhe vet kreu i Uefa, Ceferin mbërriti në kryqeytet pas tentativës për nderhyrje në zgjedhjet për kreun e shoqatës rajonale të futbollit të Tiranës.

Gjithsesi ky vendim largon kërcënimin pér një masë nga Uefa apo FIFA drejt Shqipërisë së futbollit dhe tani objektivi i madh është finalja e Conference League në Tiranë më 26 Maj për të orgqnizuar sa më mirë një event të tillë.

SHPËRNDAJE