Policia e Nju Jorkut ka arrestuar rreth 700 protestues, të cilët kanë bllokuar trafikun gjatë përpjekjeve për të marshuar në Urën e Bruklinit.
Protestat që kanë hyrë në javën e dytë të tyre, zhvillohen në shenjë kundërshtimi ndaj papunësisë së lartë dhe jo-qëndrueshmërisë së bankave amerikane.
Protestuesit kanë ngritur kampe pranë ish-Qendrës Botërore të Tregtisë.
Protesta të ngjashme kanë zënë vend edhe në qytete të tjera, përfshirë Bostonin, Çikagon dhe San Franciskon.