Arrestohet serbi “Arkanovci” nga fotoja e turpshme, duke i mëshuar shkelma kufomave..
Srdjan Golubovic Max ka përfunduar ditëve të fundit në burgun e Beogradit për posedim të drogës dhe armëve, jozyrtarisht njofton e përditshmja “Dnevni Avaz ” e Sarajevës, transmeton agjencia informative “Presheva Jonë”
Sareajvë, 16 shtator
Fotografia e njohur luftës e fotografit amerikan Ron Haviv , e bërë në mars të vitit 1992 dhe në te kjartë shihet sesi ushtarët zemërimin e tyre e shfryejnë kundër civilëve të vrarë në Bijeljina pran xhamisë së Krpiqit dhe pran spitalit të Bijeljinës.
“Arkanovci”, i kthyer me fytyrë nga kamera , e cila ndodhet menjëher pran viktimave, është i njohur m,e nofkën Bokser , ndërsa konsiderohet se ushtari tjetër i cili me qizme e godet të vdekurin në kokë Tifa Sabanoviqin, besohet se është Srdjan Golubovic Max.
Sipas informacioneve ‘Dnevni Avaz “, deri para arrestimit të para disa ditëve në Beograd, Golubovic ishte i njohur si DJ Max dhe ka punuar në klubet e njohura të natës në Beograd.
Ismet Azizi