Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli, ka sulmuar sot një zyrtar policor.
“Rreth orës 15:00 është raportuar se oficeri i sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë deri sa ka qenë në kryerjen e detyrës është sulmuar nga një deputet”, ka thënë zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, njofton Klan Kosova.
“Deri te sulmi dyshohet të ketë ardhur për shkak se deputeti ka refuzuar të zbatojë urdhërat e ligjshëm të dhënë nga oficeri policor”.
Ai ka thënë se policia ka filluar një hetim për sqarimin e rrethanave të rastit për cka është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar intervistimin e palëve të përfshira në rast.
“Oficeri policor ka deponuar deklarimin e tij përderisa policia është në përpjekje për të kontaktuar edhe deputetin e involvuar në rast”.