Ballina Lajme Aktuale Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për targat

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për targat

0

I dërguar i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për targa mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak në një postim në Twitter shkruan se pas dy ditëve të negociatave intensive është arritur një marrëveshje për deeskalim të situatës, ndërsa ka falënderuar Bislimin dhe përfaqësuesin e Serbisë për gatishmërinë për të negociuar.

Të shtunën hiqen barrikadat dhe largohet Njësia Speciale, këto janë detajet e marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat

“Ne kemi arritur një marrëveshje! Pas dy ditëve negociata intensive, një marrëveshje për deeskalim dhe rrugën para është arritur. Dua të falënderoj Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi të shtunën, më 2 tetor 2021. Sipas marrëveshjes, trupat e Njësisë Speciale në veri do të zëvendësohen me trupat e KFOR-it.

 

SHPËRNDAJE