13707Brutaliteti policor në Maqedoni ka shënuar rritje gjatë vitit 2015. Rasti i Kumanovës protesta para qeverisë, përfshi edhe disa raste individuale janë vetëm disa nga rastet ku brutalit i forcave policore ka qenë dukshëm i theksuar.

Rastet e lartpërmendura janë lëndë trajtimi edhe nga Avokati i Popullit i Maqedonisë Ixhet Memeti, në raportin e të cilit theksohet se në Maqedoni nuk ka hetim efikas sa i përket brutalitetit policorë.

“Vetëm në vitin 2015 kemi pesë kallëzime penale, dhe ato pesë kallëzime penale kanë të bëjnë me numër më të madh të policëve, por vetëm në njërin rast supozohet se kanë qenë pesë policë, mos të flasim dhe për raste të tjera. Pra numri i policëve që ne kërkojmë përgjegjësi është më tepër se 25”, tha Memeti.

Sipas Memetit në Maqedoni për momentin nuk ka vullnet politik për të dënuar ata persona që ushtrojnë brutalitete, edhe përkundër asaj se ai posedon prova të mjaftueshme për t’i nxjerrë dhunuesit para drejtësisë.

SHPËRNDAJE