Preshevë, 22 shkurt -Pas nje delagecion te BE-së ne Bujanmco, për situaten ne Luginen e Presheves po intersohen edh eserbet nga Beogradi. Avokati i Populli ne Serbi Zoran Pashallic eshetbtakuar sot me Ramgi Mustafa, Kryezar i (KKSH) Lugines se Preshevës, njofton agjenci e lajmeve “Presheva Jonë”.
“Ngrita çështjen e pasivizimit të vendbanimit të shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Me këtë rast, paraqita fakte se si pasivizimi po është selektiv, e se ai po zbatohet sidomos mbi kritere etnike, pothuajse vetëm ndaj shqiptarëve, për t’i spastruar ata nga regjistrat civil.”
Sipas kryetarit Mustafa, po o ashtu avokati i Popullit u njoftua me format e diskriminimit te shiptareve nga Serbia, sidmos lidhur me mungesën e përfaqësimit gjithëpërfshirës të shqiptarëve në institucionet publike, mungesën e zbatimit ligjor të përdorimit të gjuhës dhe shkrimit shqip në shumë institucione nën kompetenca rajonale dhe republikane etj.
Mora pjesë po ashtu në konstituimin e Bashkërendimit të Këshillave Kombëtare të minoriteteve, ku paraqita sfidat dhe problemet me të cilat po përballën shqiptarët e Luginës së Preshevës, në fushat përkatëse.