Avokatja e Kadri Veselit, Colleen Rohan kërkoi sërish sqarim për pjesën e konfidencialitetit të raporti të eksperti Goodwin. Kryegjyqtari tha se do të veprohet siç është vepruar tani dhe nuk do të përmenden emra. Më pas kryegjyqtari tha se raporti dhe letra me udhëzime do të publikohet e redaktuar.

“Kemi disa emra që nuk duhet të përmenden me zë. Të afërmit për shembull që kanë dhënë mostrat më mirë të mos i përmendim”, tha kryegjyqtari.

Avokatja e Veselit, Colleen Rohan tha se individët që janë publik duhet të përmenden me emra.

“Duke marrë parasysh këtë, dy nga 26 viktimat e mundshme janë të redaktuara dhe këtë do t’i përmendim dhe në rrethana kur anëtaret e familjes janë të identifikueshëm atëherë këto nuk duhet të jenë publike. Por individët që janë publik, të paktën unë gjykoj që duhet t’i përmendim me emra. “Arsyeja se pse ne nuk e bëjmë këtë publike është për arsyeje se një viktimë e caktuar apo një dëshmitar ka masa mbrojtëse në sallën e gjyqit. Po ashtu ka pasoja psikologjike që mund të kenë viktimat, dëshmitarët, të afërmit dhe t’i mbrojmë”, tha Prokurori, James Pace.

Prokurori shtoi se nuk e kupton se pse nuk vazhdohet ashtu siç është vazhduar deri tani.

Kryegjyqtari iu drejtua avokates duke i thënë se ‘nuk e kuptoj pse i shkoni aq shumë punës së emrave. Ne e kemi vetë këtë informacion dhe kjo mjafton”.

Pas kësaj, Rohan tha se në çdo gjykim duhet që informacionet të jenë publike.

‘Çdo gjykim, ne duhet të sigurohemi që informacionet të jenë publike”, tha Rowan.

Kryegjyqtari tha se edhe ata e dinë këtë gjë por që në këtë rast nuk janë të bindur që informacioni të jetë publik për të gjithë emrat dhe sipas tij ky tashmë është vendim.

Pas kësaj, dëshmitari u thirr serish në sallën e gjyqit për të vazhduar me dëshminë e tij dhe pyetjet është duke i bërë Rohan.

SHPËRNDAJE