Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun i ka ripërsëritur thirrjen autoriteteve të Libisë t’u japin fund luftimeve dhe “të ndalin vrasjet e njerëzve”.
Ban i bëri këto komente në Moskë në kohën e shqetësimeve të Rusisë se aksionet e Perëndimit në Libi mund ta tejkalojnë mandatin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit.
Rusia abstenoi, por nuk përdori veto gjatë votimit të rezolutës 1973, e cila e sanksionon fushatën e NATO-s në Libi.
Por, javën e kaluar, Medvedev paralajmëroi kundër “interpretimit të lirshëm” të rezolutës, ndërsa ministri i Jashtëm, Lavrov shprehu keqardhje se Perëndimi po zhytet gjithnjë e më thellë në konflikt.