Gjenevë/ATSH (Nefail Maliqi) 1 janar -Nga sot, 1 janar i vitit 2017 pasues i shefit të OKB-së eshte portugezi Antonio Guterres. Ban ki-moon përshëndeti stafin e OKB që punoi për nje decenie bashkarisht. Ai, para largimit nga ky post me i larte nderkombëtar dha beri nje fjalim duke i dhene retrospektive te punes se tij por edhe te aktivitetet e OKB-së dhe krizat ne botë.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Ban Ki-moon mbrëmë është përshëndetur nga kolegët në selinë e OKB-së. Pjese e këtij fjalimi dhe aktiviteti i Ban Ki moon ne krye te OKB-së kraahas krizave te shumta ne botë, ka qene edhe Kosova dhe shqiptaret, raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare
Pas dhjetë vitesh, aq sa ishte në krye të OKB-së, Ban pozitën e sekretarit të përgjithshëm ia dorëzoi portugezit Antonio Guterres. Ai ai nga sot merr detyrën si sekretari i nëntë i përgjithshëm i OKB-së. Ban në pritjen lamtumirëse tha se është krenar që ka kryer këtë funksion.
“Unë vazhdoj të kërkoj palët të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të miratojë një matur, qasje konstruktive për të shmangur escalations mëtejshme në veri të Kosovës” ka deklaruar shefi i OKB-së ne largim Ban Ki-moon. Shefi i deritanishme i OKB-së gjithmone i informuar, ka kritikuart vazhdisht delegacionin kosovar dhe serbe per ngecjen e proceseve ne Kosovë drejt integrimeve evropiane dhe nderkombëtare. Ban Ki-moon shkon, i len n’dorë si patate e nxehtë rezoluten 1244 për Kosovën shefit te ri të OKB
Ban Ki-Moon: Avancimi i marrëveshjes se 19 prillit e 2013 mes Thacit dhe Dacicit mvaret nga vullneti i Prishtinës dhe Beogradit
Nga pamja nuk ka asnjë ngjashmëri me Hirushen, por i përputhen oraret e punës. Pikërisht këtë ka shfrytëzuar edhe ban ki mun për të bërë një batutë me rastin e fjalimit të tij të fundit si sekretar i përgjithshëm i OKB-së. në ndërrim të viteve atij i mbaron mandati ora 12 ka marrë një kuptim special për të. “Tani ndihem si Hirushja, pasi në mesnatë gjithcka ndryshon. në momentin e ndërrimit të viteve do jemnë Times Square për zbritjen tradicionale të topit dhe milion njerëz do të shohin kur të humbas punën”, thotë Ban Ki-moon.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, duke shprehur shpresën se kjo do të ndihmojë në konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe pajtimit në Kosovë dhe në rajon më të gjerë. Por situata dhe procesdet ne rajon bashme me dalogun mes Beogrdait dhe Priushtinës ende drejtohet sipas rezolutes se KS -1244 e zyla vazhdimsiht sygjeriohet apo perkjujtohet nga OKB dhe BE, perkundër asaj se Gjykata nderkombëtare e Hagës (ICJ) pamvarësine e Kosovës nga Serbia në vitin 2008 ka dalur me qnedrime te qarete se: Kosova nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, rezoluta 1999 Këshilli i Sigurimit pas përfundimit të luftimeve në Kosovë, apo të kuadrit kushtetues të miratuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në emër e Misionit të Përkohshëm të OKB-së në Kosovë.
“Në këtë drejtim, mbështetja e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit për përpjekjet e UNMIK-ut atje, dhe mesazhet e tyre të qarta për palët për të shmangur veprimet e njëanshme që mund të çojnë në përshkallëzimin e tensioneve, do të mbetet vendimtare.”
Ban ka shprehur shqetësim në lidhje me raportin e fundit nga autoritetet dhe media pasuese komente të Kosovës kundër pranisë së UNMIK-ut në veri, potencialisht vendosjen e stafit të OKB-së në rrezik.
“UNMIK-u do të jetë i përgatitur të dorëzojë funksionet e saj në veri të Kosovës për një strukturë që është e ligjshme dhe e pranueshme për të gjitha komunitetet, në përputhje me politikën e Kombeve të Bashkuara e statusit neutralitetit”, ka thënë Ban. “Deri atëherë, unë kërkoj me forcë të gjitha palët që të vazhdojnë bashkëpunimin me UNMIK-un në kryerjen e mandatit të tij.” ka thëne Ba Ki-moon.
Njeriu numër një i OKB-së z. Ban Ki-Moon ne intervisten e fundit për agjenicne e lajmeve “Presheva Jonë” për marrëveshjen e 19 prillit mes Prishtines dhe Beogradit duke kërkuar nga palet te zbatojne marrveshjen ne fjalë, ai ka deklaruar se “duhet bërë më shumë për të ndërtuar një besim më të madh, për të nxitur pajtimin dhe për të inkurajuar vendimin e dallimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Serbia dhe Kosova ka shenuar progres qe nga 19 prilli i 2013 »
I pyetur rreth dialogut me mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e shefes se diplomacise evropiane Katerine Ashton, sekretar i përgithshëm i OKB-së ka pohuar se “dialogut mes Boegradit dhe Prishtinës dhënë tashmë frytet, duke sjellë arritjen e marrëveshjeve në fusha të karakterizuara nga mosmarrëveshjet e gjata, si për shembull vulat e doganave, certifikimi i diplomave dhe çështjet e gjendjes civile etj..”
Sipas shefit te OKB-së “është e rëndësishme që palët vazhdojnë të tregojnë besim në dialog dhe që angazhohen me mirëbesim, në mënyrë që marrëveshjet e mëtejshme të arrihen dhe përparim është bërë edhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani. Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të krijuar kushte të përshtatshme për avancimin e këtij procesi”.
Duke folur per Veriun e Kosonës Ban ki-Moon ne vazhdim ka pohuar se “Çështja e veriut është një konflikt shumëvjeçar, çështje politike historike, por ata duhet të diskutojnë nëpërmjet dialogut. Duke pasur parasysh pikëpamjet e komuniteteve në vend, unë kam theksuar se këto çështje të ndjeshme mund të zgjidhen vetëm në mënyrë paqësore. Çështjet e vjetra, që lidhen jo vetëm me Mitrovicën Veriore, por edhe me gjithë pjesën veriore të Kosovës, ndoshta përbëjnë sfidat më të ndjeshme me të cilat përballet komuniteti ndërkombëtar sot në Kosovë.”
I pyeturm pë rrolin e UNMIK-ut dhe dnerkombëtareve ne Kosovë Ban Ki Moon me tutje ka phuar se , që nga vendosja e tij në 1999-n, roli i UNMIK-ut ka qenë kyç për nxitjen e demokracisë dhe pajtimit, si dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Gjatë periudhës si një administratë e përkohshme, por edhe pas rikonfigurimit të tij, UNMIK-u ka krijuar kushte për njerëzit në vend, që të jetojnë një jetë normale dhe të fillojnë ndërtimin e një të ardhme më të mirë për veten. Megjithatë, puna e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë UNMIK-un, nuk ka mbaruar: duhet bërë më shumë për të ndërtuar një besim më të madh, të nxitur pajtimin dhe për të inkurajuar vendimin e dallimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe ndërmjet komuniteteve në vend, në mënyrë që të mbështesin zhvillimin afatgjatë ekonomik dhe prosperitetin e rajonit…” ka deklaruar ne fund sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon./Nefail Maliqi-ATSH, Gjenevë