Analisti politik nga SHBA-ja, Bleron Baraliu, pas vendimit për dhënien e pronave prej 24 hektarësh Manastirit të Deçanit, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk e meriton më pozitën e kryeministrit për shkak të shkeljeve të pretenduara të sovranitetit të Kosovës, Gjykatës dhe Kushtetutës së vendit.
“Albin Kurti nuk është më kryeministër i Kosovës, nuk e respektoj si të tillë sepse ka shkelur sovranitetin e Kosovës, ka shkelur Gjykatën, Kushtetutën e Kosovës dhe si i tillë nuk e ka më juridiksion të jetë kryeministër i Kosovës”, ka deklaruar Baraliu në Debat Plus.