Barcelona dëshiron që sa më parë të sqarojë të ardhmen e Ousmane Dembeles.

Katalanasit ishin të interesuar që të shitnin në afatin e janarit, por nuk kishte oferta për të.

Sipas gazetarit, Albert Roge, Barcelona po konsideron shkëputjen e kontratës së Dembeles.

Dembele ishte i lidhur me një kalim te Manchester United dhe Chelsea, por asnjë lëvizje nuk u realizua, pasi lojtari thuhet se donte të qëndronte deri në fund të kontratës së tij.

Francezi u transferua te Barcelona në vitin 2017, për një shifër prej 140 milionë euro. /Klankosova/

SHPËRNDAJE