INTERVISTË EKSLUZIVE: Njeriu numër një i “Reporterëve pa Kufij” për Eropë z.Oliver Basille për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” ka deklaruar se liria e shtypit nuk është hic më “lule” as në vendet fqinje të Shqipërisë si në Maqedoni, Serbinë, Bullari, Greqi e gjetiu…. Sipas “Reporters sans Frontiers” shikuar nga statistikat nga viti i kaluar dhe sivjet, vërehet një përmisim në Kosovë, i cili vend një vit më parë zinte vendin e 92, ndërsa sivjet në atë të 86.
Bruksell, 31 janar/AIK-Presheva Jonë
Në raportin e fundit të posapublikuar nga “Reporters sans Forntieres” në indeksin e (mos) liruisë së medias për vitin 2011 se në “top listën” e vndeve ku gjendja e gezatarëv e dhe mediave është pa cesurë dhe kontrollë janë vendet kryesisht të shtrira gjeografikisht në „zemër“ të Evropës si Finlanda, Norvegjia, Austria, Zvicra etj…Ndërsa gjendja më drastike e mediave dhe gazetarërve për shkak regjimeve dikatatoriale është në Eritrea, Kinë, Iran, pasatj në Bjelorusa, Siri etj.
Sipas indeksit, të “Reporters sans Frontieres” liria e shtypit në Kosovë ma mirë, në Shqipëri ma keq… në Serbi e Maqedoni, keq e më keq…
Në ketë drejtim, sipas njoftimeve të indceksit, vërehet se Kosova ka lëvizje, ndryshime pozitive e cila një vit më parë zinte vendin e 92, ndërsa sivjet në atë të 86. Në vazhdim z.Olivier Basille duke folur për mediat në raport me krimin e organizuar pohon se sot është vështirë të jesh gazetar në ballkan sepse pushteti i qeverive bashkë me krizën ekonomike dhem social në rajon e ka bërë të veten, sot ka shumë gazetarë, media që t’i ken “blerë” qeveritë. Kështu ngjet sikur në Serbi, po ashtu edhe në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri..megjithse dikund më pak e dikund më shumë.
Shqipëria, në këtë indeks në krahasim me vitin 2010, ka bërë një regres prej 16-të vendesh në klasifikimin e publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij. Ky regres, bile më drastik ka goditur edhe vendet fqinje të Shqipërisë si Maqedoni, Serbinë, Bugarinë, Greqinë e gjetiu…, thotë fillimisht në intervistën eksluzive për agjencinë informative kombëatre “Presheva Jonë” z.Oliver Basillë, përgjegjës i “Reporters sans Frontieres” për Evropë. Për shembuill Shqipëria vitzin 2010 ishte e radhitur në vendin 80, ndërsa sivjet në atë të 96 (-34.44 ).
Sulmet dhe kercnimet mbi gazetarët nuk i japin imazh të mirë Serbisë…
Ndërsas Maqedonia dhe Serbia edhe më keq., pohon në avzhdim z.Basilë duke marrur shembullin e se Maqedoniasë, e cila ishte në vendin 68 si vjet nuk e ka at pozitë, por ka rënë në vendin e 94 (-36.70) ?! Lëvizje të ngjajshme ka edhe me Serbinë. Sulmi agresiv mbi Teofil Pančić të editorilaistit të “Vreme”, demolimi i trasmetuesit të Radio 100 Plus i isntaluar në malit Golia, rajo në Novi Pazar të Serbisë jugore, pastaj sulmi tjetër mbi Vukasin Obradovic, pronar dhe kryeredaktor i përjavshmes “Vranske Novine” në Vranjë, një tjetër gazetar i agjencisë BETA-s është sulmuar nga policia serbe , ngjajshëm është sulmuar një kamerman serbë i kanalit B92TV gjatë një maifestimi të përkrahësve të Radovan Karaxhiqit etj..Pra, gjitha keto sulme dhe kërcnime të gazetarve në Serbi, sipas z.Bazille, nuk i shërbejnë prosperitetit apo integrimit të shpejtë të ektij vendi në BE. “Nëse themi se shtypi i lirë është barometër i demokracisë së një vendi, gjithsesicili do të pyeste atëherë për cfarë demokracise dhe liri të shtypit mund të flasim në Serbi..” thotë z.Oliver Basille nga “Reporters sans Frontires”.