Avokati Tomë Gashi ka bërë publik emrat e gjashtë të arrestuarve për sulmin e 4 gushtit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi janë gjashtë të arrestuarit të cilët avokati Gashi i konfirmoi për KALLXO.com.
Arrestimi i tyre është bërë sot në mëngjes në një aksion të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer më 4 gusht 2016.
Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës thotë se ky hetim kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 (gjashtë) lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë.
Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse, thuhet në komunikatën e policisë.
Arrestohen 6 aktivistë të VV-së për sulmin në Kuvend
Gjashtë personat e dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Burime të mirë informuara të KosovaPress-it bëjnë të ditur se në mesin e të arrestuarve është edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi.
Pikërisht kjo është edhe arsyeja e thirrjes së konferencës së jashtëzakonshme nga Lëvizja Vetëvendosje.
Gjashtë të arrestuar për sulmin në Kuvend
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer më 4 gush 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.
Ky hetim kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 (gjashtë) lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë.
Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse.