Eshtë e frikshme ajo cfarë i servohet përditë publikut kosovarë nëpër televizione me frekuenca nacionale. Ma vodhën titullin mua, jo po ma vodhën edhe mua, lajmrohet “viktima” e rradhës, e gjatë rradha e të “vjedhurve”, prokuroria fle gjumë të rëndë.

Ismet Munishi dhe Tahir Batatina, trajner e analist me ulje ngritje në karrierat rrespektive, jo rrallë dinë të dalin e nëpër emisione me frekuenca nacionale të hedhin akuza të frikshme për manipulime në futbollin vendor, ndërkohë prokuroria e shtetit heshtë.
është e pabesueshme, sesi një trajner sic është z. Tahir Batatina, me aq lehtësi del në studio televizive dhe thotë se “po të doja me e kry me para, moti isha bë kampion”. Nëse dicka e tillë është e mundur, pra që të blihen titujt në Kosovë, z. Batatina duhet të dalë e të jap shpjegime se si funksionon kjo punë.
Kush është ai që i pranon paratë për ta bërë dikë kampion, si i jepen paratë, cash apo në përmes bankës, apo me kompenzim. Ndoshta kjo që po shkruajm po duket qesharake, por, ndaluni pak e analizojeni deklaratën e z. Batatina, thotë se nëse don, me para bëhet kampion, kjo qështje duhet sqaruar, nuk duhet kaluar aq kollaj, sepse kështu, duke mos funksionuar shtetin ndajë këtyre dukurive, në vend po krijohet një klime e eger, ku brenda natës, në studio televizive identifikohen “kriminelët” dhe “të ndershmit”. Pastaj ndodhin gjërat e frikshme kur nuk vepron drejtësia, e këtë rol e marin në dorë individet e caktuar për veten e tyre, Kosova duhet t’i ndalojë këto dukuri, ose shoqëria është në një udhëkryq të rrezikshem, ku pastaj është e vështirë të kthehet në normalitet, pas helimimit kaq të madh.

Duhet me kujdes të nxjerret secila fjalë nga goja, kur iu flet publikut, sepse shpesh herë gropën të cilën mundohesh t’ia bësh tjetrit, mund të biesh vetë. Futbolli është luajtur gjithmonë, tash e më shumë se 100 vite në botë, e gati po aq edhe tek ne shqiptarët, kështu që të gjithë duhet bëjnë kujdes, sepse në sportin më të bukur në botë nuk mund të ndërtohen monopole, gjithmonë ka pasur njerëz që e kanë dashuruar këtë sport, dje ishin të tjerë, sot jeni ju, e nesër do të vijnë ndoshta edhe më të mirë.
Le të lejohet futbolli të marrë frymë lirshëm, sepse kur betejën e bënë në terrene të “rrezikshme”, asnjëherë nuk është e sigurtë se kë e kap “asfiksimi”.

SHPËRNDAJE