Gjiganti britanik televiziv, BBC, e vlerëson figurë kontroverse Presidentin e zgjedhur të Kosovës.
Në një profil për të, BBC e tregon me shkronja të mëdha pseudonimin e tij të luftës, “Gjarpri”, raporton KTV.
Në profil tregohet se ai ka shërbyer si kryeministër i përkohshëm edhe në vitet 1999 deri në 2001 dhe se është dënuar në mungesë në vitin 1997 për gjoja “terrorizëm” nga Serbia.
Sipas raportit të BBC-së, Thaçi është përplasur vazhdimisht me opozitën në Kosovë për shkak të negociatave të tij me Serbinë dhe planet për t’u dhënë më shumë autonomi serbëve të Kosovës.