Elmedin Begiq në një prononcim për “Presheva Jonë” ka thënë se nuk është dicka e re nga ana e klubeve, të tillë janë ato, saher që vijnë të holla, ato kërkojnë dhe vetëm kërkojnë. Por këto punë nuk shkojnë kështu sipas tij, pasi që ka plane dhe planifikime nga federatat dhe ashtu edhe do të veprohet.

“Nuk është dicka e re kërkesa e klubeve, kanë kërkuar disa klube edhe tek ne, por sigurishtë se ne nuk do të biem pre e presionit, pasi që e dime se saher që vijnë mjete në federatë ato kërkojnë. Ne kemi planifikuar si cdo vjet keto mjete t’i orientojme ne zhvillim te futbollit, te ndertojme fusha te futbollit neper cdo qytet, ne menyre qe futbolli te jete sa me afer talenteve. Nuk e paskam dite qe klubet ne Kosove paskan kerkuar qe te u ndahen ato mjete, por cfare te u them, nese jane budalle le t’ua ndajne” ka thënë Begiq.

SHPËRNDAJE