Kabineti i Kryetarit të Komunës së Preshevës, njofton se sot kryetari Ragmi Mustafa është duke qëndruar në Beograd, me ç’rastë do të nënshkruaj kontratën për finansimin e asfaltimit të rrugës në lokacionin e “varrezave të reja” në qytetin e Preshevës.
Sipas informatës ky donacion është I ndarë nga qyteti I Beogradit, rrespektivishtë sekretariati për ndihmë komunave të pazhvilluara.
I gjithë projekti ka vlerën e 2.5 milion dinarëve.
Thuhet kështu në njoftimin e kabinetit të kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.