harrr11Preshevë, 1 shkurt -Një jave pasi Kosova dhuroi për Luginën 450 mije euro, Serbia duket se sot ja ka tejkaluar për disa here e cila ka dhuruar 255 milionë din. (2 milionë €) edhe atë ne prag te zgjedhjeve. Ketë “gjentellmenesi” te Qeverisë serbe për Luginën mu para zgjedhjeve parlamentare dhe pas ndihmës se Kosovës për Luginën analistet nga Presheva për “Presheva Jonë” e kane konsideruar si një mesazhë të qarte të Beogradit dërguar Luginës se “problemet zgjidhen jo ne Prishtinë e Tiranë por ne Beograd dhe se harrone bashkimin me Kosovën.”

Kështu qeveria e Serbisë përmes Trupit koordinues për Luginën e Preshevës te drejtuar nga Zoran Stankovic për zhvillimin e infrastrukturës, Bujanoci do te merr 114.4 milion dinarë, Presheva 105 dhe Medvegja dhe 36.1 milion dinarë.
Shefi i Zoran Stankoviq Trupi Koordinues ka thënë se fondet për infrastrukturën dhe aktivitetet e pushtetit lokal në jug të Serbisë në vitin 2016 u rrit me gjashtë milionë dinarë në krahasim me vitin e kaluar. Stankoviq është i bindur se ka dështuar ideja që shqiptarët e jugut të Serbisë të krijojnë “zajednicën” e tyre sikurse atyre të Serbëve në Kosovë
Ndryshe liderët nga Lugina nuk janë te kënaqur. Kështu kryetari i Bujanocit Nagip Arifi ka shprehur keqardhjen se subvencionet për zhvillim ekonomik janë ulur me tetë milionë.
Stankovic para pak ditësh, pasi Kosova dhuroi 450 mije euro ka deklaruar se “shqiptaret ne Jug te Serbisë problemet ne Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk mund t’i zgjedhin përmes Prishtinës apo Tiranës, por përmes Beogradit..”, thënë Zoran Stankovic, kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë .
Shteti në jug të Serbisë mirë po kryen punën e saj. Që nga fillimi i krizës me emigrantë nuk kemi pasë ndonjë problem të madh. Ngjashëm është edhe me raportet e shqiptarëve që duhet ta kuptojnë se Qeveria në Beograd është adresa ku duhet dhe mund ti zgjedhin problemet e tyre, kështu ka thënë Zoran Stankovic, kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Shumë herë jam biseduar me liderët shqiptar. Kemi rënë dakord se ligjet dhe procedurat duhet të vlejnë për të gjithë. Me këtë janë pajtuar gjtihe liderët e Luginës..” ka pohuar Stankovic .
Ai beson se gjithnjë e më shumë ka shqiptarë që në vend të Tiranës dhe Prishtinës, drejtohen kah Beogradi. “Nga ata nuk kërkojmë hiq më shumë se sa që i ka këshilluar kryeministri shqiptar Edi Rama në Preshevë.”

SHPËRNDAJE