Ministria e Drejtësisë së qeverisë së Serbisë urdhëroi qeverinë e N. Pazarit heqë Pllakën përkujtimore të Aqif Efendi Blytës, njofton agjuencia informative “Presheva Jone”
Pazari i Ri (Novi Pazar )-, 23 gusht
Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike e urdhëroi administratën e Novi Pazar të heq Pllakën përkujtimore të Aqif Blytës ( të vendosur javë nmë parë në qendër të qytetit), të udhëheqësit politik dhe ushtarak të Sanxhakut në mes të dy luftërave botrore dhe gjat Luftës së dytë Botërore.
Pas vendosjes së Pllakës përkujtimore me iniciativë të radikalëve qeveria serbe e urdhëroi Ministrinë përkatëse të Drejtësisë dhe Administratës Publike për të përcaktuar masat në këtë drejtim.
“Urdhërohet qeverisjes lokale për të vepruar dhe për të hequr atë që ka shkaktuar probleme serioze. Kjo masë është urdhëruar. Mendoj se është afati prej 30 ditësh,” tha Sekretari i qeverisë Velko Odaloviq për RTS.
Pllaka përkujtimore për nderë të drejtuesit të Pazarit të gjatë Luftës së Dytë Botrore Acif Effendiut u vu në qendër të qytetit , në zonën e këmbësorëve, vendi ku dikur ishte shtëpia e tij. Ceremonia u ndoq përveq nga drejtuesit local edhe nga ministri në qeverinë sebe Sulejman Uglanin.
Këshilli Kombëtar Boshnjak iniciuar lëndën gjygjësore për rehabilitim Aqif blytës të cilin autoritetet Jugosllave pasluftës e denoncuan si tradhtarë dhe armik të shtetit dhe u ekzekutua me bashkëpunëtorët dhe bashkëkombësit e vet më 21 janar 1945.
Ndër boshnjakëve në Sanxhak Acif Effendiut është i njohur si dhe organizator i mbrojtjes dhe shpëtimtar i popullatë së Novi Pazarit nga njësitë qetnike të Drazha Mihailoviqit.
/Ismet Azizi/