Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka reaguar ashpër ndaj qasjes së kryeministrit Albin Kurti në fushatën zgjedhore. Në një postim të fundit, Rukiqi ka kritikuar përdorimin e “shakave të lodhëta me dhi e miza,” të cilat janë bërë pjesë e retorikës së kryeministrit në takimet me qytetarët.

Rukiqi ka deklaruar:
“Kryeministër i foreve të lodhëta me miza e me dhi, duartrokitjet e qytetarëve për Lidhjen tonë janë shuplaka përfundimtare për paaftësinë dhe arrogancën tënde. Asnjë piskamë nuk e ndal uraganin e rikthimit të madh të LDK-së.”

Sipas tij, kjo qasje tregon mungesë serioziteti në përballjen me sfidat reale të qytetarëve dhe dëshmon paaftësinë e qeverisjes aktuale. Rukiqi vuri theksin te mbështetja në rritje për LDK-në, duke e quajtur këtë si fundin e modelit aktual të drejtimit të vendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës synon të rikthejë besimin dhe shpresën e qytetarëve me një qasje të bazuar në transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Rukiqi, kandidat me numrin 20 në listë, është ndër figurat që udhëheq këtë përpjekje për ndryshim.

SHPËRNDAJE