Dimitar Berbatov, sulmuesi bullgar i Mançester Junajtedit, është fare pranë kalimit tek skuadra franceze, Paris Sen Zhermen.
Mediat franceze raportojnë se ish-trajneri i Interit, braziliani Leonardo, që tashmë ka marr në duar ekipin francez, është fare pranë realizimit të transferimit të bullgarit.
Trajneri i “djajëve të kuq”, Aleks Ferguson ka thënë se Berbatov mund të kalojë në radhët e ekipit francez.
“Po, e vërtet është në rrugë për Paris”, ka thënë Ferguson.
Raportohet se kalimi i Berbatovit tek PSZH, kap shifrën 20 milionë euro. Skuadra franceze pak ditë më parë ka sjell në klub edhe talentin e argjentinas sulmuesin Havier Pastoren