Ministria e Jashtme e Gjermanisë u ka tërhequr vërejtjen qytetarëve të vet që me rastin e udhëtimit në pjesën veriore të Kosovës të informohen paraprakisht për situatën e sigurisë atje, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Berlini udhëzon qytetaret e saj nëse udhëtojne në Kosovë, të kenë kujdes në veri!

Ne nje paralajmerim nga Ministria gjermane te titulluar “Udhëzimet e sigurisë specifike për vendoret” (“Landesspezifische Sicherheitshinweise”) ndet tjera thuhet se “Në veri të Kosovës, simdos ne  komunat e Zubin Potokut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore situata mbetet e tensionuar. (“Im Norden Kosovos (Gemeinden Zubin Potok, Leposavic, Zvecan und Nord-Mitrovica) bleibt die Lage angespannt“),  transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Megjithëse dhuna në përgjithësi nuk është e drejtuar kundër të huajve, nuk mund të përjashtohet që në të ardhmen do të ketë incidente të izoluara, të lidhura me sigurinë, që kufizojnë lirinë e përgjithshme të lëvizjes. Më 16 janar 2018, politikani i mirënjohur kosovar-serb Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje në Mitrovicën veriore nga persona të panjohur.

Ministria rikujton se më 16 janar në Mitrovicën veriore është vrarë politikani i njohur serb, Oliver Ivanoviç. Në pjesën veriore të Kosovës (komunat Zubin Potok, Leposaviç, Zveçan dhe Mitrovicë Veri) situata vazhdon të jetë e tensionuar”, thekson njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, bënë të ditur agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”

Ndonëse, sipas rregullit, dhuna nuk është e drejtuar kundër të huajve, nuk mund të përjashtohet mundësia e incidenteve të izoluara që kufizojnë lirinë e përgjithshme të lëvizjes, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Për këtë arsye udhëtarët këshillohen që para se të marrin rrugën për në veri të Kosovës të informohen për situatën, të përgatiten me kujdes për udhëtim, të përfshijnë edhe banorë vendës, përkatësisht nëse udhëtojnë individualisht të shoqërohen nga njohës lokalë të rrethanave dhe të shmangin turmat e njerëzve

Në të gjitha pjesët e tjera të Kosovës situata parimisht është e qetë dhe stabël, konstatohet në komunikatë dhe shtohet se situata atje është qetësuar pas aksioneve pjesërisht të dhunshme të opozitës kundër qeverisë në pjesën e parë të vitit 2016, por tërhiqet vërejtja se potencial për protesta të tilla ka edhe më tutje.

Prandaj rekomandohet që udhëtarët në të gjitha pjesët e Kosovës të shmangin turmat e njerëzve dhe të informohen nga mediat lokale mbi situatën e sigurisë

SHPËRNDAJE