Bernë, 7 mars
Me të arritur në Bernë, të martën, kryetari Krasniqi dhe delegacioni, në orët e pasdites zhvilluan takimet e para me drejtorin e Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Martin Dahinden dhe me kryetarin e Qytetit të Bernës, Alexander Tschappat, thuhet në një komunikatë të zyrës së paralementit zviceranë.
Kurse sot delegacioni parlamentar nga Prishtina u prit në takime të ndara nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Hansjorg Walter, Komisioni për Politikë të Jashtme i Këshillit Kombëtar të Zvicrës dhe shefin e diplomacise helvetike z. Didier Burkhalter.
Kryeparalmentari Krasniqi ka njoftuar nikoqirët mbi sitauatën aktaule dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërtimin e institucioneve demokratike dhe me objektivat e tyre, njohjet ndërkombëtare, për punën e Kuvendit etj. Kryeparlamentari u shprehu mirënjohje miqve zviceranë për mbështetjen e shtetit të tyre ndaj Kosovës në periudhat e rënda nëpër të cilat ajo ka kaluar. Njëkohësisht , ai përmendi edhe marrëveshjet që Kosova dhe Zvicra kanë arritur, duke kërkuar që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të thellohen dhe zgjerohen më tej.
Kryetari i Këshillit Kombëtar zviceran shprehu respektin për Kosovën dhe të kaluarën e saj. “Ne e kemi mbështetur Kosovën, sepse jemi ndier afër saj”, tha Walter. Ndërkohë, sot në orët e pasdites, delegacioni u takua me kryetarin e Këshillit të Shteteve, Hans Altherr, kurse në mbrëmje do të kenë një konferencë të përbashkët shtypi kryetari Krasniqi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës.
Ndërkaq, në mbrëmje, në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Zvicër, ambasadori Naim Mala organizoi pritje për delegacionin.
—————————————————————————-
Les présidents Hansjörg Walter et Jakup Krasniqi se mettront à la disposition de la presse
le mercredi 7 mars à 19h15, à l’Hôtel Bellevue Palace (Foyer Président, 1er étage).
Le voyage officiel en Suisse de la délégation kosovare se terminera le jeudi 8 mars par la visite de la Fondation Jean Monnet pour l’Europe à Lausanne-Dorigny.
Le Kosovo a déclaré son indépendance le 17 février 2008. A ce jour, 88 Etats ont reconnu le Kosovo, dont la Suisse le 27 février 2008.
Berne, le 5 mars 2012 Services du Parlement