Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka kryer një studim mbi Indeksin e Tranzicionit për 29 vende, për periudhën kohore 1998-2010.
Në këtë studim, Shqipëria merr vlerësime kryesisht për progreset e bëra në rritjen e GDP-së, investimeve të huaja direkte, liberalizimin e tregtisë dhe çmimeve dhe në procesin e privatizimit.
Gjithashtu BERZH ka vlerësuar ndërhyrjen e Autoriteteve, me masa të rëndësishme, për të shmangur krizën por edhe progreseve të mëtejshme në integrimin drejt BE- së.
Në studimin e BERZH, flitet gjithashtu edhe për një sërë përmirësimesh të tjera që Shqipëria duhet të realizojë, për sa i takon menaxhimit të korporatave shtetërore dhe menaxhimit të rrugëve.