Ndryshe prej herëve të kaluar, kësaj radhe, në të gjithë globin më shumë se një miliardë myslimanë do ta fillojnë muajin e Shenjtë të Ramazanit për një ditë.
Liderët kryesor fetarë nga e gjithë bota kanë vendosur që muaji i paqes dhe solidariteti të nis më 6 qershor dhe do të përfundoj më 5 korrik 2016. Edhe Bashkësia Islame e Kosovës ka konfirmuar vendimin e përbashkët për fillimin e ditës së Ramazanit.
I kontaktuar nga Indeksonline, zyrtari i BIK-ut, Ahmet Sadriu ka thënë se muaji Ramazan do të startojë në datën e njëjtë me 6 qershor dhe do të përfundojë me 5 korrik.
“Është mbajtur një tubim i të gjitha shteteve ku edhe kanë ardhur në përfundim që muaji ramazan të fillojë dhe të përfundojë me datën e njëjtë dhe që festat të mbahen me datën e njëjtë”, ka thënë ai.
Sipas Sadriut, dallimet që ishin më herët në datat e fillimit dhe të përfundimit kanë sjellë një përfundim që të vendoset një datë e njëjtë për të gjitha vendet.
Duhet rikujtuar se këtë vit ramazani do të ketë orarin më të gjatë agjërimit në ciklin 33 vjeçar.