Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, u pranua të hënën pasdite në Qendrën Mjekësore të universitetit “Georgetown” në Washington DC, ku po u nënshtrohet testimeve dhe vëzhgimit pasi pati një ethe, tha zëdhënësi i tij për CNN.

“Presidenti është mirë”, i tha CNN-it në një intervistë Angel Urena, zëvendësshef i stafit të Clinton, duke shtuar se ish-presidenti shpreson të jetë në shtëpi deri në Krishtlindje.

“Ai mbetet në humor të mirë dhe e vlerëson thellësisht kujdesin e shkëlqyer që po merr”.

Clintoni, 78 vjeç, ishte në shtëpinë e tij në Washington kur u dërgua në spital.

Ish-presidenti bëri një operacion të katërfishtë në zemër në vitin 2004 dhe iu vendosën dy stente për të hapur një arterie në vitin 2010. Ai u shtrua në spital në vitin 2021 për një infeksion që u përhap në gjakun e tij.

Clintoni ishte aktiv në gjatë fushatës këtë vjeshtë dhe ka mbajtur një orar të fortë udhëtimesh që nga zgjedhjet me publikimin e librit të tij të ri, “Qytetari: Jeta ime pas Shtëpisë së Bardhë”.

SHPËRNDAJE