Blatter ja bëri me dije delegacionit serb të futbobillit nga Beogradi se nuk ka kthim mbrapa nga vendimet  e FIFA-s për Kosovën „Kreu i FIFA-s, në praninë e përfaqësuesve të UEFA-s i gjatë një takimi të sotëm intern në Zurich të Zvicrës i ka shpjeguar  përfaqësuesve serbë të futbollit  nga Beogradi për procedurën e vendimit të të FIFA-s ditë më aprë  me Kosovën. Hapat e ardhshëm dhe modalitetet e zbatimit të këtij vendimi të Komitetit Ekzekutiv do të diskutohet më tej me të gjitha palët relevante.”, ka dekalruar sot pas takimit tri orësh gajencisë informative kombëtare „Presheva Jonë“ z. z.Pekka Odriozola shef per komunikim me mediata prane F

                                                                     
 
Nga i dërguari yë spaiscla në Selinëe  FIFA-s
Zhurich, 31 maj
Vendimi i Komiteti Ekzekutiv të FIFA-s më 21 maj 2012 për të mundësuar shoqatat e FIFA të luajnë lojëra miqësore ndërkombëtare me ekipet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FKK) ishte sot temë debati për tri orë rresht mes kreut te UEFA-s dhe perfaqësuesve te futbollit serbe. Ne këtë takim nergut bpër Kosovën  te  pirtur nga sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s Jérôme Valcke morën pjesë përfaqësues të Organizatave Nderkombetare te Futbollit sikur z. Blatter nga FIFA dhe nga UEFA si dhe një delegacion nga pala serbe imkryesuar nga Tomislav Karaxhiç, kryetar i FF të Serbisë, njofton i dërguari special i agjencise informative kombetare “Presheva Jone” në selinë e FIFA-s ne Zhurich.
Se, pse nuk gjenden sot  ne kete takim edhe perfaqesuesit e  futbollit kosovare, nje zyrtar i  FIFA-s deklaroi se “sot në Zurich gjendet  pala e pakënaqur dhe perfaqesuesit nga FFK nuk kanë cfarë të kërkojnë sot ketu, me Kosovën është kryer, vendimi është marrur, tash  kanë mbetur vetëm disa fromalitete, modalitete këto qe sigurisht ditëve të ardhshme do të implementohen..”
Lidhur me takimin e sotëm me FIFA, UEFA dhe perfaqësesuesit e FFS nga Beogradi z.Pekka Odriozola shef per komunikim me mediata prane FIFA-s per agjencine informative kombetare “Presheva Jone” ka deklaruar se ” në takimin e sotëm  midis përfaqësuesve të FIFA, UEFA, si dhe Federatës së Futbollit të Serbisë u mbajtur në selinë e FIFA-s në Zhurich  u debatua kryesisht  mbi vendimin e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për të lejuar Kosovën të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore. Takimi i sotme në Zhurich  ka zgjatur rreth tri ore, ku kreu i FIFA-s ka njoftuar perfaqesuesite futbolli serbe mbi marrveshjene arritur dite me pare mes FIFA-s dhe Kosoves. Pales   serbe  FIFA i ka shopjeguar arësyet dhe  modalitetitet të cilat implementojnë  vendimin nga marrëveshja e arritur mes FIFA-s dhe Kosovës. Këtu është fjala se ekipet e futbollit  kosovare të luajnë në vendine tyre apo jashtë, në stadiumet  botërore dmth-ne me ekipet ndërkombëtare anëtare të FIFA-s..”
Ne vazhdim z. Odriozola pohoi se  “siq e dini ndoshta, Komiteti Ekzekutiv ka dhënë miratimin e saj FIFA për  të luajtur ndeshje miqësore me Federatën Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin  79 të statutit të FIFA-s. nje gje te tille e ka konfirmuar edhe presidenti  yne z.Blatter. Këto shpjegime i ka dhënë  sot pales serbe edhe këtu ne Zhurich  dhe përmes një letreje të dërguar dite më parë nga Sekretari i  Përgjithshëm i FIFA-s z.Valcke  në adrese te FF të Serbisë te cilet kishin shprehur  edhe deshire te takoheshin të enjten e 31 majit me drejtuesiot e FIFA-s  për t’u njoftuar ata mbi vendimin e organizates sone dhe FFK-se… Hapat e ardhshëm dhe modalitetet e zbatimit të këtij vendimi të Komitetit Ekzekutiv do të diskutohet më tej me të gjitha palët relevante.”
Zyrtaret e FIFA-s kane njoftuar agjencinë informative “Presheva Jone” se vendimi mes FIFA-s dhe Kosovës  dhe  konkluzionet nga takimi i sotem  ne Zhurich do t’i kalojnë mbledhjes së jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s që do te mbahet me 4 korrik 2012”.
Ky takim mes FIFA, UEFA dhe pales serbe nga FFS është mbajtur si rrejdhoje e vendimit te FIFA-s me Kosoven dhe pasi presidenti i FIFA-s, Sep Blater, po përballet me disa reagime te disa prej federatave sllave të futbollit në lidhje me vendimin e marrë kundrejt Kosovës. Siç dihet, Serbia ka lobuar prej kohësh në UEFA dhe FIFA që federatat anëtare të mos lejohen të luajnë ndeshje ndërkombëtare me Kosovën .
SHPËRNDAJE