Manila, 26 dhjetor (AIK-Presheva Jone /TCH)
Një bombë ka shpërthyer në çatinë e një kishe katolike në Filipine, kur po celebrohej mesha e parë e Krishtlindjeve.
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, midis të cilëve edhe prifti që po mbante meshën.
Sulmi ka ndodhur në ishullin e Jolo, vend në të cilin gjenden rebelët islamikë të Abu Sayyaf, të cilët kanë lidhje me Al Kaedën.
Ky grup është përgjegjës për atentate ndaj kishave dhe grabitjen e priftërinjve dhe murgeshave.
Në kishë, në momentin e shpërthimit, kishte rreth 100 persona.