MEXICO, 13 maj -FIFA ne kongresi e saj ne Meksion sot vendos për anëtarësimin e Kosovës ne ektre organizate bnoterore te futbollit. Kongresi fillon në orën 9:30 me kohë lokale, ndërsa në Kosovë i bie të jetë në 16:30. Zyrtaret e FIFA-s kane noftuar agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se ne këtë kongres menu kyqe ka propozimin per anteraeismin e Kosovës ne FIFA, pasi javen e kaluar i paraprii anëtarersimi i saj ne UEFA. Pra, sot Kosova ka gjasa t emedha te behte vendi i 210 anëtaree FIFA-s, duke e lejuar atë për të konkurruar për herë të parë kualifikuese për Kupën Botërore.”
Edhe njeriu numri një i FIFA’s, Gianni Infantino, sikur edhe sejretari i përgjithshem i UEFA-s Theodore Theodoridis nèe bisedne fundit për agjencine e lajemeve “Presheva Jonë” e kishinparalajmëruar gazetarin e kesaj agjencia ne selinë e UEFA-s duke i thëne se ne Budapest dhe mekisoko do te kete supriza te mira për Kosovën.
“Kosova është në agjendën e FIFA’s me 13 maj te ketij viti ne kongresin e ardhshme ne Mexico City. Por, shpresoj që njëherë të mbarojë punë këtu”, ka deklaruar Infantino.
Kosova sot troket ne derën e FIFA-s. Anetare e 120-të…
Për t’u bërë anëtare e organizatës botërore të futbollit, Kosovës i duhen së paku 105 vota nga 209 sa është totali i tyre. Nëse pranohet, kombëtarja e Kosovës do të ketë të drejtë të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror të Futbollit më 2018..
Kjo pritet që të ndodhë sot në Kongresin e 66-të të këtij institucioni ndërkombëtar të futbollit, ku edhe do të votohet në lidhje me kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar me të drejta të plota edhe në FIFA.
Ky kongres do të mbahet në Meksikë, nga ku pritet të certifikohet kombëtarja më e re që do të fitojë menjëherë të drejtën për t’iu shtuar skuadrave pjesëmarrëse në kualifikueset e kampionatit botëror “Rusi 2018”.
Edhe në pranimin e saj në UEFA për Kosovën pati vota pro dhe kundër, ashtu siç mund të ketë edhe këtë herë, por e rëndësishme është që të bëhet e mundur që kjo kombëtare të jetë e barabartë me të tjerat. Delegacionet e të gjitha federatave anëtare në FIFA do të jenë sot në Meksikë për të vendosur në lidhje me kërkesën që Kosova ka
bërë për t’u pranuar.