të Komunës së Bujanocit
s h p a l l ë:
K O N K U R S
PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTË DHE MASTER
PËR VITIN AKADEMIK 2011/12
Bursat u ndahen studentëve që kanë vendbanim në teritorin e komunës së Bujanocit.
Kriteret themelore në bazë të cilëve vërtetohet plotësimi i kushteve për ndarjen e bursës janë:
- që kandidati për herë të parë të ket regjistruar këtë vit të studimeve dhe masterin,
- dëshmi për suksesin nga shkolla e mesme për studentët e vitit të parë, përkatësishtë suksesin e viteve paraprake të studimit, për studentët që regjistrojnë vitet tjera të studimeve.
- që kandidati të mos jetë në mardhënie pune.
Kandidatët të cilët konkurojnë për herë të parë krahas kërkesës paraqesin këto dokumente:
- çertifikatën mbi vendbanimin e kandidatit ose fotokopjen e letërnjoftimit.
- vërtetimin se për herë të parë ka regjistruar këtë vit të studimeve, në vitin vijues akademik 2011/12;
- vërtetimin mbi notën mesatare të suksesit prej 4.50 – 5.00 nga shkolla e mesme për studentët e vitit të parë, përkatësishtë notën mesatare nga vitet e mëparshme të studimeve për studentët e tjerë.
Kandidatët të cilët kanë qenë shfrytëzues të bursës gjat vitit shkollor 2010/2011 krahas kërkesës paraqesin këto dokumente:
- vërtetimin se për herë të parë ka regjistruar vitin vijues të studimeve, në vitin shkollorë 2011/12;
- vërtetimin mbi notën mesatare gjatë studimeve.
Bursat u ndahen për vitin shkollor 2011/12 dhe pagesa bëhet përmes Drejtoratit për finansa në bazë të kontratës së nënshkruar mbi ndarjen e bursave me komunën e Bujanocit.
Konkursi zgjat duke filluar nga 12.03.2012 dhe mbyllet më 30.3.2012. Fletëparaqitjet i dorëzohen Drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore në ndërtesën e komunës së Bujanocit, rr. K. Petroviqit, nr. 115., zyrja numër 301 nga ora 10 h deri në orën 14 h, me origjinalin e dokumentacionit të kompletuar .
Vendimi mbi ndarjen e bursave bihet në afat prej 30 ditësh, nga dita e skadimit të afatit për paraqitjen e kërkesave.
Kryetari i Komisionit
për ndarjen e bursave për student dhe master