Kryetari aktual i komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, në një bisedë për “Presheva Jonë” ka folur për punët që janë bërë gjatë kësaj periudhe sa ka udhëheq me komunën, njëherit ka shpalosur edhe disa nga projektet e rëndësishme që pritet të ndodhin në qytet, nëse z. Bulliqi vazhdon të udhëheq këtë komunë, për cka sipas tij nuk ka dyshime, e garancë për këtë e ka punën e mirë e pa afera korruptive gjatë kësaj kohe. Profesor Bulliqi ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme pas katër viteve, nëse do të vendosë të rikandidojë, nuk do të bëjë fushatë fare, pasi që qëllimi i tijë është që pas katër vitesh fushata më e mirë parazgjedhore do të ishte puna e tijë, projektet e tijë për t’ia rikthyer nderin dhe krenarinë qytetit të Podujevës dhe llapjanëve.
Kushtrim MALIQI
“Presheva Jonë”: Kryetar, janë bërë nëntë muaj që kur jeni në krye të Komunës së Podujevës, sa keni arritur të realizoni synimet tuaja, pasur parasyshë faktin se një pjesë të madhe të buxhetit e keni pasur të orientuar nga paraardhësi juaj?
Bulliqi: Unë në rradhë të parë ju falemnderoj për mundësinë që po ma jepni si medium, ashtu sic e dini, ne detyrën e kryetarit të komunës e kemi marrur para nëntë muajve me një buxhet të trashëguar nga ish-qeverisja, të cilat tju them sinqerisht se jo vetëm se janë duke u realizuar të gjitha një nga një, por brenda kësaj periudhe, nga po ai buxhet i planifikuar për vitin 2021 ne kemi arritur që të kursejmë mbi 500 000 euro, dmth mbi gjysmë milioni euro të cilat po i ridestinojmë në kryerjen e projekteve të reja, për të cilat jemi zotuar gjatë fushatës së kaluar. Marrim shembull ndarjen e 100 000 eurove për ndërtimin e qerdhes së dytë publike, premtim ky i realizuar nga ana jonë, jemi duke bërë një qendër të mjeksisë familjare në Lluzhan, ku qendrën aktuale të mjeksisë familjare atje, do ta shëndërrojmë në një cerdhe tjetër publike, edhe ky premtim i realizuar e ku brenda 90 ditëve presim të mbyllen punimet.
Kemi përmirësuar shërbimet në administratën publike, kemi digjitalizuar shumicën e shërbimeve, ku hyjnë vendosja e tri kiosqeve nëse mund t’i quajm ashtu, ku qytetarët mund t’i kryejnë disa shërbime, njërën prej të cilave veq e kemi vendosur në kufi në Merdare, në ditët në vijim pritet ta vendosim një në Lluzhan dhe tjetrën në pjesë jugore të qytetit.
Në aspektin infrastrukturor po vazhdojmë me intenzitet të shtuar, si përmbylljen e punimeve në sheshin e qytetit, ku mund të them se për këta 3-4 muaj, është treguar një seriozitet i lartë i zhvillimit të punimeve e që presim që brenda pak ditëve t’i mbyllim punimet. Kemi bërë kto ditë përurimin e një ambulate të re, ndërkohë kemi mbyllë procedurat e tenderimit për një ambulatë tjetër, në fshatin Dobërdol, jemi duke zbatuar një gjatësi të rrugëve të asfaltuara mbi 35 km, kemi ndarë një shumë prej 300 mijë euro të kursyera gjatë këtij viti për të rritur gjatësinë e rrugëve të asfaltuara, po punojmë intenzivisht në punët për ndricimin publik, kemi një gjatësi mbi 120 km rrugë duke punuar në shumicën e lokaliteteve në gjithë llapin, jemi duke punuar në disa fusha sportive, projekte këto të hapura që duhet të përfundohen, ku po provojmë t’i i mbyllim suksesshëm. Kemi ndarë një shumë mjetesh për fasadimin e objekteve publike të vjetra brenda qytetit, ku të gjitha shpenzimet 100% i mbulon komuna.
Një gjë tjetër që ia vlenë të ceket si punë e mirë që kemi bërë, është edhe zgjedhja e drejtorëve të rinjë të shkollave, ju e dini që ka qenë një proces i stërzgjatur me ushtrues të detyrës, pos disave të cilët janë afër penzionit e ku nuk kemi dashur t’i ndërpresim.
“Presheva Jonë”: Kryetar, është e vërtetë që keni punuar mjaftë këto nëntë muaj, por, shumë qytetarë janë skeptik për mandatin e ardhshëm për juve pasi që thonë se kjo qeverisje pa afera korruptive e me shumë punë të mira ka ardhë për shkak se e keni ditë se së shpejti vijnë zgjedhjet e reja. Cështaj është se a do të vazhdoni me të njejtin ritëm të punës edhe mandatin e plotë, apo do të cliroheni e të punoni si gjithë të tjerët?
Shpejtim Bulliqi: Unë mund tju them një gjë, të gjithë e dini se në garën zgjedhore të kaluara është planifikuar që gara të jetë për një mandat dy vjecarë, sepse zgjedhjet planifikoheshin të mbaheshin në muajin Mars, të vitit 2020, atëherë e patëm bë programin për periudhën dy vjecare, më duhet të e heq modestinë kësaj rradhe, por, ai program që është bërë për periudhën dy vjecare, ne kemi arritur ta realizojmë për këto nëntë muaj. Unë edhe atëherë e edhe tash po ju them qytetarëve, ma jepni besimin dhe unë jam i gatshëm të kryej punët në shërbimin tuaj, po e bëj këtë përdit, do ta bëj edhe në mandatin e ardhshëm, pa tjetër. Unë edhe si person jam shumë energjik, jam i interesuar që punët që nisen të kryhen, të mos mbesin vazhgë, ti shtyejm përpara proceset, projektet, por sigurisht se në këtë aspekt kam pasur fatin që të punoj me profesionist afër vehtes, të cilët më kanë ndihmuar maksimalisht që gjithcka të shkojë mbarë e mirë.
“Presheva Jonë”: Po ju shohim që përdit po përuroni projekte të reja, pak po mireni me kundërshtarët tuaj. A po e ndjeni fitoren apo cila është arsyeja?
Shpejtim Bulliqi: Unë po e bëj punën time për cka kam marrë obligim nga qytetarët, po e bëj me vullnet të plotë. Nuk e ndjejë as nevojën më të vogël që të merrem me kundërshtarët e mijë sepse punët flasim më së mirë, punët flasin gjuhën më të bukur të cilën e kuotojnë shumë mirë qytetarët. I rrespektoj të gjithë kundërshtarët e mi, por unë mendoj se qytetarët e kanë pa dinamikën e punës tonë, po përpiqemi të jemi pranë tyre e pastaj mbetet të vlerësohet nga qytetarët, zyra ime është e hapur përdit deri në ora 18:00 dhe këtu jemi.
“Presheva Jonë”: Qysh po e shihni 17 tetorin si ditë e zgjedhjeve, në kontekstin e ndikimit të virusit tek qytetarët si dhe a mendoni se do të fitoni pa balotazh, por edhe nëse shkoni në balotazh, a prisni bashkëpunim nga subjektet tjera?
Shpejtim Bulliqi: Situata me Covidin lë dyshime për shkak të frikës për rritjen e infeksioneve, por duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm si gjatë fushatës, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve duke u mmunduar që t’i zbatojmë vendimet e IKSHPK. Ne si Vetvendosje nuk kemi pasur kurrë dilema për mbajtjen e zgjedhjeve, gjithmonë kemi qenë të gatshëm, skeptik na ka bërë situata me virusin, por mendojmë se duke rrespektu masat, do t’ia dalim mbanë.
Në anën tjetër sa i përketë fitores tonë, ne besojmë se do të jetë pa balotazhë, qytetarët kanë pa punët e mira, nuk kemi asnjë aferë korruptive, as më të vogël keqmenaxhim të punëve. Mund të mburrem se jemi komuna me zero korrupsin, cka i jep shpresë qytetarëve dhe investitorëve që të kthehen kah Podujeva. Pra, besimi im i plotë është për fitore të pastër e pa balotazh.