Tribunali i OKB-së për Ruandën ka dënuar me burg të përjetshëm gruan e parë që akuzohet pëer gjenocid para një gjykate ndërkombëtare. Pauline Nyiramasuhuko, 65 vjeçe, një ish ministre është akuzuar për gjenocid dhe nxitje të dhunimit në Ruandën jugore ne vitin 1994. Verdikti i sotëm vjen 14 vjet pas arrestimit të saj. Ajo është femra e vetme e burgosur në Tribunalin për Krime Lufte në Ruandë. Në Ruandë vlerësohet se kanë humbur jetën 800 mijë persona, kryesisht pjesëtarë të fisit tutsi në një periudhë kohore prej 100 ditëve.

SHPËRNDAJE