Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i deputetes Albulena Haxhiu ka thënë se më 6 tetor qytetari e ka mandatuar partinë fituese dhe kryeministrin, dhe jo presidenti Thaçi.

Ai paralajmëron se ndërhyrjet flagrante të Thaçit nuk do kalojë në heshtje, kurse pasojat Krasniqi thotë se do t’i bartë ai dhe PLAN-i i tij për destabilizim e rikapje.

“Nuk do lejojmë të na vidhet vullneti me një të rënë lapsi nga njeriu më i urryer i vendit në bashkëpunim me shkaktarët kryesorë të dy dekadave të errëta”, ka potencuar ai.

Kujtojmë se nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndërmend t’ia propozojë Presidentit të Kosovës emrin e mandatarin për kryeministër, deri sa të përfundojë situata emergjente me epideminë COVID-19 në Kosovë.

Ja shkrimi i tij:

Me 6 tetor qytetari e ka mandatuar partinë fituese dhe kryeministrin. Jo Hashimi!
Deputetët e PLANit përmes tentim grushtetit vendosën që mandati ti kthehet zgjedhësve, dhe kjo duhet të bëhet sapo të kalojë situata pandemike.

Ndërhyrja flagrante e Thaçit nuk do kalojë në heshtje, kurse pasojat do ti bartë AI dhe PLANi i tij për destabilizim e rikapje.

Nuk do lejojmë të na vidhet vullneti me një të rënë lapsi nga njeriu më i urryer i vendit në bashkëpunim me shkaktarët kryesorë të dy dekadave të errëta.

Nuk rikthehemi nën Serbi!
Nuk rikthehemi nën Mafi!

 

SHPËRNDAJE