Një letër e turpit që ka qarkulluar sot nëpër rrjete sociale e që thuhet se ka autorësinë e gazetarit Baton Haxhiu, ky i fundit e reflekton një kruarje si prej rriqërave të cilin nuk arrinë ta fshehë as kur shkruan, kur ka kohë të mendohet, se ka kohë që në të folur e ka shfaqur një mundim të madh.

Në letrën ku autori thotë se ia ka dërguar ndër të tjera edhe UEFA-së, tregon nivelin e ulët në të cilin i shef ai mbi të githa klubet e futbollit si dhe delegatët e rajoneve pranë FFK-së. Haxhiu paturpësisht pronarët e klubeve si dhe udhëheqësinë e tyre i sheh, ose të paktën ashtu i prezanton në letrën e turpit, pra si pakurrizorë e pa fije dinjitetit, teksa thotë se janë të korruptuar me projekte e të mira prej federatës, madje mendësia e ulët me të cilën i shef Haxhiu njerëzit e futbollit shkon edhe më tutje, ai thotë se disa janë korruptuar edhe me bileta hyrjesh në stadium.

z. Haxhiu do të duhej të turpërohej nëse e lexon me kujdes atë që ka shkruar në atë letër turpi, pasi që udhëheqës klubesh sot janë njerëz absolutisht jo vetëm të suksesshëm nëpër fushat rrespektive, por edhe të ndershëm e me dinjitet. Nëse z. Haxhiu nuk e din, e nuk duhet cuditet askush nëse nuk e din, sepse sic i tha direkt në një lidhje televizive z. Ajet Shosholli, ai lidhje me futboll nuk ka, ai duhet ta dije se pronarë të klubeve kosovare janë biznesmen milionerë të cilët jo që nuk korruptohen, por as nuk shantazhohen e as dirigjohen.

Baton Haxhiu në debatet sportive, madje vetëm në debatet e futbollit, është aktivizuar vetëm së fundi, lirisht mund të themi që për dallim prej të tjerëve grupe interesi, të cilët janë aktivizuar pas vdekjes së legjendës Fadil Vokrri, Haxhiu është aktivizuar tek pasi ka ardhur në pushtet Lëvizja “Vetvendosje” të cilët mesa duket i kanë ndërruar “ventilat” nga ku kanë rrjedhur të ardhurat e z. Haxhiu, e mbase po i duket terren i përshtatshëm Federata e Futbollit të Kosovës, pasi aty ka punë sipas tijë, me njerëz të korruptueshëm e të shantazhueshëm, e mbase rrjedh dicka edhe për të nga 22 milion buxheti me të cilin disponon FFK-ja.

Eshtë letër turpi kjo që gazetari Haxhiu i ka dërguar UEFA-së duke tentuar ta implikojë madje në korrupsion këtë institucion, duke thënë se po i mbyllin sytë në raport me Kosovën për shkak të një vote, që iu paska dashur të parit të UEFA-së. Mesa duket Haxhiu po mendon se gjithandej gjërat shkojnë kështu, me “kokrra” e me interesa të ndërsjellta doemos, me siguri duke u nisur nga vetja, nëse e kujtoni vitin 2016-të kur z. Haxhiu si njëfarë “Babe i politikës” po tentonte ta bind’te z. Behgjet Pacolli të futej në koalicion, e ky i fundi për arsyet e veta po refuzonte, në një moment Haxhiu i kishte thënë z. Pacolli se “ti ashtu kështu je në hargjim e sipër biologjikisht, është rasti i fundit me u fut në koalicion”, të paktën kështu kishte deklaruar z. Pacolli. Pra, kjo na le të kuptojmë se Haxhiu nuk mundet ta paramendojë një proces të zgjedhjes së një personi në krye të një institucioni pa shantazhe apo interesa të ngushta e klanore.

Futbolli i Kosovës dhe njerëzit rrethë tijë mesa duket janë të vendosur të mos tërhiqen nga rezistenca që “mishin e huaj” ta mbajnë larg fushës së blertë. Janë të vendosur që të dëshmojnë se janë të gatshëm ta mbajnë futbollin sic kanë ditur gjatë kohës së regjimit, nëpër lloc e nëpër ara, ta transformojnë sot nëpër fusha fantastike gjithandej Kosovës.

 

Redaksionale

SHPËRNDAJE