Përveç atyre pjesëve të shtrenjta, Jennifer vesh edhe ato që janë të përballueshme

Rrobat që i veshin njerëzit e famshëm pothuajse gjithmonë tërheqin vëmendjen.

Të gjithëve na pëlqen të hedhim një sy në dollapët e tyre dhe të shohim se çfarë pëlqejnë të veshin, por edhe çmimin e fustaneve, kostumeve, fundeve, takave dhe çizmeve që zonjat e famshme mbajnë në raftet e tyre.

Ndërsa disa personaliteteve të famshme nuk u dhimbset asgjë kur shpenzojnë për veshje, mirëpo ka edhe nga ato, si Mbretëresha Letizia dhe Kate Middleton, të cilat shpesh mund të shihen me veshje që janë shumë të përballueshme.

Diku mes këtyre të dyjave është Jennifer Lopez e cila e di se e bukura nuk do të thotë gjithmonë e shtrenjtë.

Kombinimi i saj i fundit, i cili gëzoi kritikët e modës, por edhe ata që nuk janë, edhe pse duket i shtrenjtë, gjithsesi mund të përballohet.

Fustani midi shumëngjyrësh është krijim i shtëpisë së modës “Zimmermann” dhe aktualisht kushton 413 euro me zbritje.

Kur bëhet fjalë për çantën, është vepër e shtëpisë së modës “Hermes” dhe çmimi varion nga 30 mijë deri në 36 mijë euro.

Edhe pse çanta është mjaft e shtrenjtë, modele të ngjashme mund të gjenden në marka më të përballueshme.

Edhe çizmet që ka sjellë Jennifer janë të markës, por njësoj si modeli i çantës mund t’i gjeni në dyqanet e këpucëve me një çmim “të denjë”.

Prandaj, pjesa e buxhetit që J. Lo ka ndarë për një pjesë të stilimit është më shumë se 30 413 euro.

SHPËRNDAJE