Preshevë, 4 qershor  -Pas deklaratave të kryetarit të AAK-së, kandidatit potencial për kryeminister te Kosovës, për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” i cili u shpreh se se “Presheva eshte Kosovë Lindore” dhe se “Shqiptaret e Lugines e meritojnë pasaporta e Kosovës”  ka ngjallur reagime te asahpra në Serbi.

Gazetat më të zëshme në Serbi sikur agjencia Tanjug, “Blic”, B92, Sputin, Kossev, Politika, RTS, Poltika, Vecernjli Novosti, në numrat e tyre të sotme, kanë publikuar deklaratën e ish-komandtit te UCK-së Ramush Haradinaj i cili pretendon tte ejte kryemnister i Kosovës pas 11 qershorit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Ramush Haradinaj, i cili nga dita në ditë po vazhdon me kërcënime ndaj Serbisë, nuk meriton reagim politik.

Ai ka shtuar se ish-komandanti i UÇK-së meriton trajtim në një institucion mjekësor. Ky reagim i Gjuriqit vjen pas deklaratës së sotme të Haradinajt kur, në një deklaratë për “Presheva Jonë”, tha se, nëse merr postin e kryeministrit, “prioritet kryesor do të jetë Lugina e Preshevës” siç do të jetë edhe “veriu i Kosovës” dhe se “shqiptarët nga Lugina e Preshevës meritojnë të kenë pasaporta të Kosovës”.

“Ato që i thotë dhe i bën Haradinaj nuk meritojnë reagim politik por tregojnë se ai është pjekur, përveç që të paraqitet para organeve gjyqësore, edhe për mjekim”, ka thënë Gjuriq në një deklaratë për Tanjug-un serb.

Sipas fjalëve të tij, problemi më i madh, “fatkeqësisht, është se Haradinaj ka synime serioze për t’u bërë kryeministër në krahinën tonë jugore, edhe pse çdo ditë kontribuon në destabilimin e tërë rajonit”.

SHPËRNDAJE