Hollywood-i ka bërë që 14-vjeçarja Chloe Moretz të rritet më shpejt se bashkëmoshataret e saj.

Aktorja e re u paraqit mbrëmjen e kaluar në tapetin e kuq të Toronto Film Festival e veshur me një fustan lëkure të shkurtër dhe me një bluzë transparente.

Adoleshentja ishte e pranishme në premierën e filmit të saj të fundit ‘Hick’ së bashku me aktorët Blake Lively, Juliette Lewis dhe Alec Baldwin.

Chloe Moretz u bë e njohur vitin e kaluar me filmin ‘Kick Ass’, ku interpretonte rolin e një vrasëseje, film ku interpretonte edhe Nicolas Cage.

SHPËRNDAJE