Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, ka folur për rastin e ambasadorit Martin Berishaj. Ajo kritikoi Kurtin që nuk ka marrë vendim për shkarkimin e ambasadorin në Kroaci.
Çitaku ka thënë se është “pikërisht Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i cili po bëhet pengesë për t’iu hapur rrugë përgjegjësisë dhe të vërtetës”.
Çitaku e akuzoi Berishajn për deklarata të rrejshme në komisionin hetimor parlamenta
“Dje mediat raportuan në lidhje me veprimtarinë komerciale të Martin Berishajt me kompaninë GEN, për çka nuk ka qenë i sinqetë gjatë paraqitjes së tij në komisionin hetimor, pra amabsadori Berishaj në komisionin parlamentar duket se ka dhënë deklarata të rrejshme, dhe kjo në vetvete është vepër penale. Sipas këtyre të dhënave, në llogarinë e tij, GEN ka hedhur hiç më pak se 1 milion e 470 mijë euro, vlerë që nuk e ka raportuar në komision”, deklaroi ai.
“Dje pati shkrime në mediat e huaja, se kompania GEN, në kuadër të shpëlarjes së parave përmes kontabilitetit fiktiv, kishte financuar edhe fushata politike duke përmendur fushatën zgjedhore të kryeministrit Kurti. Ku për konicidencë, periudha kur mendohet se GEN ka financuar këto fushata, përfshin periudhën kur Berishaj kishte tërhequr mjetet e deponuara nga GEN në llogarinë e tij”, u shpreh Çitaku.
Ajo deklaroi se prapa ambasadorit Berishaj fshihet një lidhje shumë e thellë e pushtetit me mafinë energjetike të vendeve të rajonit.
“Kufiri i çdo lloj integriteti për Berishajn është kaluar dhe largimi i tij i menjëhershëm nga detyra është përgjegjësi institucionale. Por në dimensionin e lidhjes që i bën bashkë Kurtin dhe Berishajn, e cila është pengesë për t’i hapur rrugë përgjegjësisë dhe së vërtetës, një gjë është shumë e qartë, prapa ambasadorit Berishaj fshihet një lidhje shumë e thellë e pushtetit me mafinë energjetike të vendeve të rajonit. Jemi të bindur se për të shërbyer si ambasador është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj e për të cilën mendon Albin Kurti”, tha ajo.