alababa“CNN: Shqipëria shkruan historinë!” (“CNN, Euro 2016: Albania created history!2)  Me ketë titull CNN ka raportuar për ndeshjen e natës së mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Rumanisë, trasnemton agjencia  elajemeve “Presheva jonë”

CNN shkruan se në ndeshjen e dytë të Grupit  A, Shqipëria ka krijuar histori duke shënuar golin e parë ndonjëherë, që regjistroi edhe fitoren e parë ndonjëherë në një turne të madh – pasi marrin pjesë për herë të parë në një kampionat Evropian.

“Goli i Armando Sadikut ka nxitur skena ngazëllimi tek tifozët shqiptar”, përshkruan CNN atmosferën e krijuar pas golit të Shqipërisë.

Fitorja e famshme i siguron Shqipërisë vendin e tretë dhe tani ekziston një pritje ankthi për të parë nëse ajo do të jetë e mjaftueshme për t’u kualifikuar si një nga katër skuadrat më të mira të vendit të tretë, flet tv CNN.

SHPËRNDAJE