Transfermarkt të mërkurën ka publikuar vlerat e reja të futbollistëve, dhe shkaku i krizës së COVID-19, u vërejt një rënie e madhe.
Rënie kanë pësuar pothuajse të gjithë futbollistët, filluar nga Kylian Mbappe, Lionel Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo.
Kjo rënie, ka prekur edhe futbollistët e Kosovës. Lajmi.net ka shikuar ndryshimet e vlerave, dhe ka vërejtur rënie të ‘Dardanët’.
Milot Rashica, lojtari më i vlefshëm i Kosovës, ka pësuar rënie prej 7 milionë euro. Nga ish vlera prej 35 milionë euro, tani ylli i Werder, vlen 28 milionë euro në Transfermarkt, përcjell lajmi.net.
Vedat Muriqi tani vlen 9.5 milionë euro, dhe vlera e tij para COVID-19 ka qenë 12 milionë euro. Rënie kanë pësuar edhe futbollistët e tjerë.
Milot Rashica| Nga 35 milionë në 28 milionë euro
Vedat Muriqi| Nga 12 milionë euro në 9.5
Amir Rrahmani| Nga 12 milionë euro në 9.5 milionë euro
Valon Berisha| Nga 5 milionë euro në 4 milionë euro.